Pasditen e së hënës, një zjarr ka përfshirë zonën e Godullës në bregdetin e Semanit, një habitat i rëndësishëm për speciet e egra migratore dhe me bimësi të veçantë. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa era e fortë ka ndihmuar përhapjen e flakëve në këtë mjedis natyror të ndjeshëm.
Zjarrfikësit e Fierit kanë mbërritur në vendngjarje, por ndërhyrja e tyre është bërë e pamundur për shkak se zona është e rrethuar nga uji, gjë që e vështirëson aksesin me mjetet e duhura.
Autoritetet janë duke monitoruar situatën, ndërsa mbetet shqetësim dëmtimi i mundshëm i biodiversitetit në këtë zonë të mbrojtur.
© BalkanWeb