A do të shkarkohet Erion Veliaj? Komisioni i Çështjeve Ligjore rrëzon kërkesën e kryebashkiakut: S’do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak!

Erion Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku do të vendoset nëse do të shkarkohet apo jo nga detyra. Ky ka qenë vendimi që është marrë sot Komisioni i Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale.

Ndonëse ky komision do të diskutonte dhe kalonte për votë shqyrtimin e kërkesës së Veliajt, i cili ndodhet pas hekurave që prej 10 shkurtit, ‘vulën e fundit’ e kishte Prokuroria. Kujtojmë se në orën 16:00 është planifikuar mbledhja vendimtare e Këshillit Bashkiak. Kërkesa, e mbështetur nga anëtarët socialistë të këshillit, bazohet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

Sipas këshilltarëve, që prej arrestimit të Veliajt më 10 shkurt, Tirana ka qenë pa një drejtues të zgjedhur dhe situata kërkon një zgjidhje të menjëhershme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×