A do të shkarkohet Erion Veliaj?! Mblidhet sot Këshilli Bashkiak i Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet sot për të shqyrtuar propozimin për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Kërkesa mbështetet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ku parashikohet shkarkimi i kryebashkiakut nëse ai nuk paraqitet në detyrë për tre muaj rresht. Sipas këshilltarëve, prej 10 shkurtit – kur Veliaj u arrestua – Tirana është pa një drejtues të zgjedhur dhe ka nevojë për një kryetar aktiv.

Pas komisionit, në orën 16:00, do të mblidhet Këshilli Bashkiak për të marrë vendimin final. Ende mbetet e paqartë nëse Veliaj do të marrë leje për të qenë i pranishëm në mbledhje, por i është lënë mundësia që të dërgojë një qëndrim me shkrim.

Për herë të rrallë, duket se mazhoranca dhe opozita janë në një mendje: edhe PD ka njoftuar se do të votojë pro shkarkimit. Nëse vendimi miratohet, ai i kalon Këshillit të Ministrave për miratim, dhe më pas Presidentit të Republikës, i cili duhet të caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme brenda 45 ditësh.

Megjithatë, Veliaj ka të drejtë ta kundërshtojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, çka do të pezullonte përkohësisht zbatimin e tij.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×