Alonso-Vinicius, tension mes palëve, braziliani reflekton largimin

Real Madrid është perfekt në këtë fillim sezoni, me 6 fitore në 6 ndeshje, 5 prej tyre në La Liga, plus 1 në Champions League. Pavarësisht shifrave, situata në Madrid nuk është brilante, në një kohë kur Alonso dhe stafi i tij duhet të kujdesën për një çështje të “nxehtë” si Vinicius jr. Sulmuesi brazilian shfaqi shenja pakënaqësie edhe në ndeshjen e fundit kundër Espanyol. Në momentin e zëvendësimit, numri 7 iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes për të mos u rikthyer më në pankinë.

Është e qartë për të gjithë se raporti ndërmjet Vinicius dhe trajnerit Alonso nuk është shumë i mirë. Vinicius e ka kuptuar se nuk është në qendër të projektit, kjo po reflektohet edhe në fushë me paraqitjet e tij shumë larg pritshmërisë. Prej kohësh, palët, Vinicius dhe Real Madrid kanë negociuar për rinovimin e mundshëm të kontratës aktuale e cila i përfundon në 2027, por për momentin këtë negociata janë ngrirë.

Nëse situata nuk ndryshon, sipas mediave spanjolle, Vinicius mund të largohet, madje që në merkaton e janarit. Braziliani vijon të joshet nga Arabia Saudite, por gjithnjë sipas mediave spanjolle nuk përjashtohet mundësia që Vinicius të transferohet në ndonjë ekip “big” në Evropë.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×