Dembele, “Topi i Artë” 2025, francezi nuk do të ndalët: Tani dua edhe Botërorin (VIDEO)

Parisi dhe Franca kanë një arsye të fortë për të festuar, Ousmane Dembele është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2025. Ylli i PSG triumfoi në finale duke lënë pas Lamine Yamal, një tjetër kandidat potencial, por në fund edhe një herë diferencën e bërë Champions League, me Dembele që ishte protagonist absolut i këtij edicioni me PSG, jo vetëm për triumfin në Champions, por ky ishte një sezon ku Dembele me shokë fituan 5 trofe.

Në podiumin e lojtarëve më të votuar ishte dhe Vitinha. Kjo është hera e 6-të që një lojtar francez fiton “Topin e Artë”, duke e bërë Francën vendin me lojtarët që kanë fituar më shumë këtë trofe, e ndjekur nga Italia dhe Gjermania. Pasi mori trofeun e artë nga një legjendë si Ronaldinho, Dembele nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses, por nuk dëshiron të ndalet këtu, tani kërkon edhe Botërorin:

“Kjo që sapo ndodhi është e jashtëzakonshme. Nuk kam fjalë. Të fitosh këtë trofe dhe ta marrësh nga duart e një legjende si Ronaldinho është diçka e pabesueshme. Jam krenar për gjithçka kam bërë gjatë karrierës time. Fillimisht më duhet të falënderoj Paris sen Zhërmen, presidentin Al Khelaifi, Luis Enriquen dhe trajnerin Didier Deschamps, i cili ka besuar gjithnjë tek unë, në të mirë dhe në të keq. Tani shpresoj që së bashku me të të fitojmë edhe Botërorin”, u shpreh Dembele me “Topin e Artë” në duar.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×