Dikur e quajti “mace”, sot Mourinho kërkon të ribashkohet te Benfica me Karim Benzema-n

Vetëm katër ditë pasi ka marrë drejtimin e Benficës, José Mourinho ka nisur menjëherë punën për të përforcuar skuadrën. Ndër objektivat e tij më të përfolur është një emër i madh: Karim Benzema.

Sipas asaj që raporton gazeta franceze Goal France, trajneri portugez dëshiron të ribashkohet me ish-sulmuesin e Real Madridit — pavarësisht se dikur mes tyre pati tensione të mëdha, kur ishin pjesë e Real Madrid. Tekniku portugez asokohe e krahasoi Benzeman me një “mace”, ndërsa preferoi përpara tij sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain. Diçka e tillë solli krisjen mes palëve, port ani pas shumë vitesh ata mund të ribashkohen sërish, këtë here tek Benfica.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×