Endri Shabani tregon vendimin nga mbledhja e Komisionit të Çështjeve ligjore: Veliaj s’do të jetë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak!

Kreu i Nismës ‘Thurje’, Endri Shabani në një dalje për mediat nga Bashkia e Tiranës ka shprehur qëndrimin e tij sa i takon mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ndërsa deklaroi se Erion Veliaj nuk do të jetë i pranishëm në sallë.

“Veliaj që prej 10 shkurtit është në burg. Ligji është i qartë që pas 3 muajsh mosprani, ai shkarkohet. Një orë debat është bërë se nuk janë përfshirë kërkesat e opozitës. Sot iu erdhën mëndët anëtarëve të PS-së dhe po votojnë për kërkesat tona. Nuk kishte argumente, por nuk u pranua që Veliaj të vinte sot në sallën e Këshillit Bashkiak.”, tha ai.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×