Ragip Gila, autori i masakrës së 8 shtatorit në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, u përpoq ta mbyllë rrethin dhe ta kufizojë ngjarjen, te një armiqësi personale me Erogen Vaso Brajoviç.
Emisioni “Në Shënjestër” duke iu referuar gjetjeve të grupit hetimor, publikoi të dhëna që e lidhin autorin e krimit me disa familje të fuqishme në Shkodër të përfshira në krime të ndryshme.
Grupi hetues beson se në fakt masakra e fundit në Shkodër ka lidhje me luftën tashmë të shpallur në qytet midis disa familjeve të fuqishme të përfshira në krime të ndryshme, që tashmë po kërkojnë të lajnë gjakun midis tyre.
Njëra nga këto familje, ku u ndalën këto kontrolle, ishte edhe ajo Lici e cila edhe vetë ishte pre e një masakre të konsumuar më 30 Tetor 2024, e njohur si Masakra e Dobraçit.
Ku në një pritë të organizuar mbetën të vrarë Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici, Arlind Bushati si edhe u aksidentua për vdekje një çift i pafajshëm Flutura dhe Bashkim Basha të cilët në këtë moment fatkeq për ta, po udhëtonin me motoçikletë në vendin ku u derdh batareja e plumbave.
Kontrolle u kryen në familjen Lici, konkretisht në atë të motrës së Mustafa Licit, babait të vëllezërve Ibrahim dhe Hamza Lici, ky i fundit i ekzekutuar në masakrën e Dobraçit ku gjatë kontrollit në banesën e Bukurije Licit, policia gjeti 7 armë zjarri, dronë dhe sende të tjera që përdoren për të kryer krime të rënda.
Kontrolle të cilat u ushtruan pas dyshimeve se Ragip Gila, menjëherë pas daljes nga burgu, shihej shpesh në shoqërinë e Lulzim Kullës. dhëndër në familjen Lici.
Edhe ky pre e një atentati me eksploziv të ndodhur në janar të vitit 2018 në qendër të Shkodër.
Atentat që duket se hapi edhe kutinë e pandorës në qytet dhe që u pasua me shumë hakmarrje dhe të vrarë.
Ku midis personave të pyetur lidhur mbi dijeninë e tyre mbi ngjarje ishin edhe familjarë të vetë Ragip Gilës, ndër ta nëna dhe vëllai i tij.
Të cilët edhe këta ishin ndër personat e parë që u morën në pyetje nga grupi hetues.
“Midis personave të pyetur që mund të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen janë edhe Naziha dhe Ergys Gila, respektivisht nëna dhe vëllai i Ragip Gilës”, thuhet në dosjen hetimore.
Po çfarë u gjet në banesën e motrës së Mustafa Licit dhe kush e përdorte atë banesë?
Dhe çfarë deklaroi ajo në telefonatën që pati me grupin hetues, menjëherë sapo ata behën në banesën e saj
Si e justifikoi motra e Licve, praninë e shumtë të armëve të zjarrit në banesën e saj?
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases Bukurie Beqiri (Lici) shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatorë elektrikë, një automjet tip ‘Audi’ me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop si dhe 5 aparate fotografike.
Mustafa Lici i cili u tha hetuesve gjatë dëshmisë së tij dhënë në banesë se e motra jetonte prej 5 vitesh jashtë vendit dhe ishte vendosur në një nga shtetet e Bashkimit Europian.
Dhe se ajo shtëpinë e kishte dhënë me qira, dhe për ta bërë të besueshme këtë gjë do u vinte në dispozicion edhe konratën.
Ai madje në prani të oficerëve të policisë u lidh me motrën e tij me qëllim që këta të fundit të bindeshin se ajo ndodhet jashtë vendit.
Motra e Mustafa Licit që po ashtu pohoi nga ana e saj se banesën në pronësi në lagjen ‘Guerrile’ e ka dhënë me qira në periudha të ndryshme kohore dhe se për këtë disponon kontrata noteriale.
© BalkanWeb