Po mbahet në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ndërsa në seancë ka folur bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase, i cili u pyet nga avokatët e të pandehurve të tjerë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Petrit Qoli, një prej të pandehurve i ka drejtuar disa pyetje Skerdi Tases, ndërsa sjell në fokus vrasjen e ish-deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi. Ish-deputeti u vra më 2009 pranë shtëpisë së tij, ndërsa ende për krimin nuk ka një autor.
Duke vënë në dyshim deklarimet e të penduarit, Qoli ka pyetur Tasen nëse shikonte mirë nga afër dhe nga larg. Pyetja u refuzua nga gjykata, ndërsa Qoli vijoi:
“A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? A ke gisht në atë ngjarje, se është vrarë nga afër”, pyeti Qoli.
Gjykata ndërhyri duke i ndërprerë pyetjet Qolit, si edhe urdhëroi Tasin të mos përgjigjej.
© BalkanWeb