Hjumen nuk kursehet në debutimin e tij te Partizani, e ndjek Albion Marku

Partizani u mposht nga Elbasani me rezultatin minimal 0-1 në “Arena e Demave”. Tronditja ishte e madhe për skuadrën e Milinkoviç, që po bënte çdo gjë për të mos e humbur takimin. Në fund, mbesin vetëm shifrat dhe katër pikë pas katër javësh të luajtura në Superiore janë pak.

Te Partizani ka pasur ndryshime vazhdimisht në formacion, kushtëzuar edhe nga dëmtimet. Në Shkodër debutoi Albion Marku, që u aktivizua në pjesën e dytë. Ndaj Elbasanit e nisi nga fillimi duke debutuar Rouen Hjumen.

Të dy luanin për herë të parë bashkë nga minuta e parë. Dhe nuk u zëvendësuan, duke qëndruar në fushë deri për vërshëllimën përfundimtare. Hjumen dhe Marku ishin futbollistët që vrapuan më shumë te “demat”. Distanca e përshkuar nga Hjumen ishte mbi 11 kilometra duke e vendosur në krye të listës. Pas tij ndërkohë qëndronte Marku, i cili po ashtu nuk u ndal gjatë ndeshjes. Hjumen mund të tregohej vendimtar, teksa në pjesën e parë pati mundësinë për të gjetur rrjetën. Hjumen është afruar si numër 10 dhe për të shtuar fantazinë në skuadër. Nga largimi i Rrapajt problemet kanë qenë të shumta.

MILINKOVIÇ- Te Partizani nuk e diskutojnë potencialin e Hjumen. Në klubin e kuq janë kujdesur për më tepër se një muaj, që të mos rrezikohet me aktivizimin e tij.

“Nuk dua të bëjmë gabime dhe ndoshta është gabimi im se kur fola me Doumbia tha që është gati për 30 minuta dhe u dëmtua. Nuk dua të bëj të njëjtin gabim. Dua një lojtar që është plotësisht gati të luajë ndeshjen. Gjithashtu, jam i sigurt që kur t’i jepet mundësia do të tregojë potencialin, këto lojtarë duhet pak kohë të përshtaten, por padyshim kanë cilësi”, shprehej Milinkoviç i pyetur për Hjumen para sfidës me Elbasanin. Dhe Hjumen e tregoi një pjesë të potencialit me Elbasanin. Tashmë për të vjen një transfertë që për këdo rezulton e vështirë, ajo e Ballshit.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×