Ikona e kinematografisë Enver Petrovci u nda nga jeta, Berisha: Arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të aktorit të shquar Enver Petrovci, duke e cilësuar një humbje të madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Në një mesazh të ndjerë, Berisha e përshkruan Petrovcin si një kolos të skenës dhe kinematografisë shqiptare, i cili me krijimtarinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci. Arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi,” shkruan Berisha. Ai theksoi se Petrovci do të mbetet përjetësisht i gjallë në kujtesën dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.

Duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit, Berisha përfundon mesazhin me një lutje për paqen e shpirtit të aktorit të madh: “Lutem që shpirti i madh i Enver Petrovci të gjejë paqen e merituar. Amin.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×