Këshilli Bashkiak vendos sot për shkarkimin e Erion Veliajt/ Pas pak mblidhet Komisioni i Çështjeve Ligjore, do të shqyrtojë zyrtarisht kërkesën

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Vetëm pak momente më pas pritet të nisë mbledhja e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale, i cili do të shqyrtojë zyrtarisht kërkesën, ndërsa në orën 16:00 është planifikuar mbledhja vendimtare e Këshillit Bashkiak.

Kërkesa, e mbështetur nga anëtarët socialistë të këshillit, bazohet në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

Sipas këshilltarëve, që prej arrestimit të Veliajt më 10 shkurt, Tirana ka qenë pa një drejtues të zgjedhur dhe situata kërkon një zgjidhje të menjëhershme.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×