Atëherë, edhe makinat MekLaren mund të mposhten. Pas Monzës, Red Bulli fiton përsëri, duke i dhënë një diferencë prej gati 40 sekondash Lando Norrisit dhe duke arritur dy triumfe radhazi, që kishin munguar që nga Imola e vitit të kaluar.
Një tjetër kryevepër e Maks Vershtapenit, dominues në garë pas kualifikueseve, ku të gjithë gabuan, përveç tij. Ekipi më bazë në Britani duket se është ringjallur, duke u rikthyer i shpejtë dhe i pagabueshëm, ashtu si lideri i tij, dhe tani nuk mund të bëjë tjetër përveçse të ëndërrojë për të arritur më shumë. Por ku qëndron sekreti pas këtij Red Bulli të ri?
RED BULL I RI- Për të kuptuar se çfarë ka ndryshuar, duhet të bëjmë një hap pas. Kthehemi në Hungari, Vershtapen është i nënti në fund të garës, dhe pa asnjë problem teknik të dukshëm, makina e tij është thjesht më e ngadaltë se Racing Bulls. “Duhet ta provojnë VCARB me Max”, sugjerojnë nga “paddock”-u. Por te Red Bulli e kishin menduar tashmë këtë, pasi disa javë më parë, Laurent Mekies, ish-inxhinier i Ferrarit, u bë kreu i skuadrës së Milton Keynes. Mekies, një ish-inxhinier dhe menaxher, është një nga përfaqësuesit e “kursit të ri” në F1, i cili, duke iu referuar modelit të suksesit të MekLarenit (ku komandues është një inxhinier aerospacial, Andrea Stela), ka revolucionarizuar metodën e punës te Red Bulli.
PA SIMULATOR – Koncepti i ri i skuadrës që Mekies ka futur te Red Bulli ka si bazë pistën, e cila është tashmë në qendër të gjithçkaje. Një koncept që duket thuajse i çuditshëm në një epokë të simulimeve super të avancuara, ku një kompjuter mund të përcaktojë që në janar nëse një makinë do të jetë konkurruese për titullin, vetëm që më vonë të shpallet e pasaktë nga kilometrat e asfalti që janë më të sakta se çdo algoritëm apo grumbulim të dhënash. Dhe kështu, Red Bulli beson te pilotët, te ndjeshmëria e tyre, për të zhvilluar një makinë si RB21, e cila deri para pauzës verore dukej se po zbriste në një rënie të ngadaltë drejt vendit të katërt në renditjen e skuadrave, ndërsa tani po ringrihet me suksesin e dytë të Vershtapenit në Baku.
“EDHE NJË MILIMETËR” – Në qendër të projektit është gjithmonë ai, Maks Vershtapen, lideri absolut i një skuadre që ishte gati të shpërbëhej në mijëra copa, dhe tani ka të holandezi një pikë referimi të fortë. Në Azerbajxhan, ndjeshmëria dhe talenti i tij e mbajtën larg problemesh gjatë një dite kualifikuesesh të vështira, duke hapur rrugën për fitoren e së dielës. Por në Monza, “SuperMax” ka dhënë më të mirën e tij, duke sugjeruar për teknicienët e tij si të përsosnin krahun e pasmë, sekreti kryesor për suksesin në Tempullin e Shpejtësisë në Itali. “Akoma një milimetër!”, mund të thuash. Te Red Bulli e dëgjojnë, besojnë në këshillat e tij, dhe ai ndjen se është përfshirë siç dëshironte. Nëse shtojmë edhe faktin që skuadra i ka lejuar të kalojë disa xhiro në pistën e rrezikshme të Nurburgring me një makinë GT3, duket se ka një klimë bashkëpunimi të shkëlqyer mes kampionit të botës dhe skuadrës.
© BalkanWeb