Nisje perfekte e sezonit, edhe precedentët e nxjerrin Napolin kampion

Napoli i ka bërë një nisje perfektë këtij sezoni në Serie A. Armata e drejtuar nga Antonio Conte do të ketë objektivin e qartë atë të ruajtjes së titullit kampion. Një objektiv aspak i lehtë, por kampionët në fuqi e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin.

Edhe precedentët në të kaluarën i japin një bonus të rëndësishëm napoletanëve. Kështu në historinë e Serisë A, 7 nga 8 herët e fundit, kur kampionia e Italisë ka fituar 4 javët e para në kampionat, njësoj siç ka bërë Napoli këtë vit, ka mundur më pas të fitojë edhe scudetton. Një ogur i mirë ky për skuadrën e Antonio Contes drejt objektivit për titullin numër 5 në histori.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×