Nënkryetari i Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti ka deklaruar në Log, se nëse do ta propozojë opozita ai do të pranojë të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë.
Teliti ka qenë i prerë kur e ka cilësuar këtë jo një sakrificë por një detyrë që kushdo brenda kampit blu duhet ta pranojë, qoftë deputet ose jo, ekspert apo këshilltar.
I pyetur drejtpërdrejt nga moderatori Endri Xhafo nëse duhet t’I bëhet presion ndonjë kandidati për të garuar në zgjedhje, Teliti tha se nuk duhet të ketë presion.
“Për mua kushdo qoftë në politikë, përfshi dhe veten time që kur je pjesë e një familje duhet të bësh disa detyra që ndoshta si pëlqejnë.
Patjetër që do pranoj të kandidoj si kryetar. Duhet cdo kush, deputet ose jo këshilltar ose jo, ekspert duhet të jenë të gjithë të gatshëm se kuptoj debatin, i kam miq të gjithë, mua më intereson suksesi i opozitës. Duhet të jenë të gjithë të gatshëm ta pranojnë”, tha Teliti.
Dorian Teliti: Duhet kandidat politik, sepse kandidati Teknik do shumë më tepër kohë, për mua zgjedhjet nuk janë të humbura, pasi votat ndahen 48% për PS dhe 52% për partitë e tjera. Por duhet të bëjmë dy gjëra. Duhet të gjejmë një kandidat që gjithë faktorët kundra Ramës ti bashkojë. Të merren masa të stopojmë ato mekanizma kriminale që cojnë në tjetërsimin e votës. Kam besim që rezultati arrihet.
“Ti s’ke gjetur dhëndrin”, tha Sula.
Ti Dashi je më I vjetër në PD. PS ka më shumë luks, ai e vendos vetë kur bëhen zgjedhjet, ai doli e tha këtë do e shkarkojmë dhe zgjodhi aty për aty Manastirliun.
Kur merresh me politikë, ngritja e strukturës pa një datë ka kosto financiare. Ne do bëjmë fushatë me mjetet që kemi. Ka një element PS garon e vetme kurse ne kemi vështirësi të gjejmë një kandidat që të bashkojë të gjithë,
Presion nuk i bëhet Alimehmetit për tu bërë kandidat për kryebashkiak.
Për mua kushdo qoftë në politikë, përfshi dhe veten time që kur je pjesë e një familje duhet të bësh disa detyra që ndoshta si pëlqejnë.
Pse është sakrificë. Ti vetë e pranon tha Xhafo. Patjetër që do pranoj të kandidoj si kryetar. Duhet cdo kush, deputet ose jo këshilltar ose jo, ekspert duhet të jenë të gjithë të gatshëm se kuptoj debatin, I kam miq të gjithë, mua më intereson suksesi I opozitës. Duhet të jenë të gjithë të gatshëm ta pranojnë.
© BalkanWeb