Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish punën që do të ndërmarrë ministrja e re e kabinetit qeveritar, Diella.
Ai tha se Diella do t’u ofrojë disa shërbime qytetarëve, të cilët do të jenë në një farë mënyre ‘shefi i saj’.
“Kemi hequr shërbimet fizike, pritet. 90 % e shërbimeve ofrohen përmes internetit dhe të gjithë mund ta marrin shërbimin përmes telefonit celular, nëse janë në Tiranë apo Australi. Është një ndryshim i madh duke pasur parasysh rastet. Sa shumë ryshfete dhe korruosion kishte në sistem, ndërkohë që sot është i fshirë nga sistemi. Ana e mirë e inteligjencës Artificiale është mundësia për të punuar mbi të dhënat që u ofrojmë qytetarët. Praktikisht ministrja, që mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, pasi ne se bëjmë dot. Ajo do ju shërbejë për shumë gjëra. Sot psh njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë për të marrë shërbimin. PSH duhet të shkojnë nga një rubrikë te tjetra, ndërkohë që shumë shpejt ata do të veprojnë në kohë reale me ministren, me zë; kam nevojë për këtë certifikatë. Dhe ajo do ua japë. Vetëm ata do të kërkojnë. Klienti është shefi, dhe ministrja është ajo që do t’i bëjë.”, tha ai.
© BalkanWeb