Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një prononcim për mediat pas vendimit për shkarkimin e Erion Veliajt, deklaroi se kryebashkiaku socialist mori atë që meritonte.
Teliti tha se për shkarkimin e tij, bashkuan votat të gjithë këshilltarët dhe tani i takon qeverisë të ndjekë hapat ligjorë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve në Tiranë.
“I bëjmë thirrje qeverisë të ndjekë hapat ligjore për shkarkimin ligjor të Veliajt dhe largimin e tij me anë të vendimit të qeverisë dhe hapjen e garës urgjente për drejtimin e Tiranës për të kryer zgjedhje të ndershme në Tiranë.
Veliaj e mori përgjigjen që meritonte, mori atë që merion, mbolli urrejtje, korrupsion, hodhi gazlotsjellës, Nga ne, për Tiranën, për këshilltarët e majtë e të djathtë nuk është më kryetar. Kemi bërë cmos që tja arrijmë kësaj dite. E rëndësishme është që për ne nuk është më kryetar”, tha Teliti.
Dorian Teliti: Për PS dhe partitë e tjera Veliaj është i shkarkuar dhe nuk ka më gisth në punënt e bashkisë. dhe topi është në derën e qeverisë.
I bëjmë thirrje qeverisë të ndjekë hapat ligjore për shkarkimin ligjor të Veliajt dhe largimin e tij me anë të vendimit të qeverisë dhe hapjen e garës urgjente për drejtimin e Tiranës për të kryer zgjedhje të ndershme në Tiranë.
Veliaj e mori përgjigjen që meritonte, mori atë që merion, mbolli urrejtje, korrupsion, hodhi gazlotsjellës, Nga ne, për Tiranën, për këshilltarët e majtë e të djathtë nuk është më kryetar. Kemi bërë cmos që tja arrijmë kësaj dite. E rëndësishme është që për ne nuk është më kryetar.
© BalkanWeb