Shkarkimi i Veliajt, Ilda Zhulali në Këshillin Bashkiak: Kryebashkiaku është gjallë, duhet ta linit të vinte në sallë

Këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali, komentoi mungesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në seancën ku pritej votimi për shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak. Ajo theksoi se Veliaj është gjallë dhe duhet të ishte i pranishëm, sipas asaj që parashikon ligji.

Më tej, Zhulali u shpreh e lumtur, që Veliaj po shijon sot gjellën “që ka gatuar vetë”.

“Erion Veliaj është gjallë dhe ligji ia lejon të jetë këtu. Unë jam e kënaqur që ai po përjeton pasojat e veprimeve që ka bërë vetë gjatë këtyre viteve, këtë situatë që sot ju po e përballni,” tha ajo mes të tjerash.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×