VanHorn takon Peleshin: Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe kontrolli i investimeve, objektiva kyçe për administratën Trump

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me kryetarin e Parlamentit Niko Peleshi.

Ambasada amerikane ka zbardhur takimin duke theksuar se në fokus të diskutimeve kanë qenë prioritetet e Parlamentit dhe fushat kryesore me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, për të forcuar sigurinë dhe prosperitetin për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Postimi i Plotë: 

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për të diskutuar mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin për këto objektiva të përbashkëta”.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×