Për ish-deputetin e PD, shkarkimi i sotëm i Veliajt në Këshillin Bashkiak është një pakt mes Ramës dhe Veliajt, që ai të mos dënohet si kryebashkiak.
Sipas Sulës, kjo është një strategji e avokatëve të Erion Veliajt që shkarkimi të shkojë në Kushtetuese dhe më pas, cështja e tij do të zbehet, duke iu zbehur dhe masa e sigurisë.
“Kalimi në arrest shtëpie i Veliajt, ai gëzon lekët, ka bërë pakt”, tha Sula, por kjo ka shkaktuar reagimin e gazetarit Artan Hoxha, i cili tha se Veliaj nuk ka shanse të shesë nga burgu i Durrësit.
“E shumta mund të negociojë supën, nëse e do me perime apo pashaqofte”, tha Hoxha.
Dashnor Sula: Rama është në mbrojtje të Veliajt, sulmin për herë të parë drejtësië, Rama ja ka bërë 1 javë pas arrestimit të Veliajt.
Po të ishte që kontrollon Rama SPAK, ai s’duhet të akuzohet për fustane por për 5D.
Është një pakt mes Ramës e Veliajt, strategji e avokatëve të tij, që të shkojë deri në Kushtetuese, atje do të njihet shkarkimi, që ti jepet mundësia që të thonë nuk është më kryetar. Dhe për këtë do të ndryshojë dhe masa e sigurimit.
Kam dyshimet e mia, arresti i shtëpisë barazohet me vitet e dënimit, do të dalë në arrest shtëpie dhe do të gëzojë lekët, nuk shiti asnjëri, paktin e bëri.
Artan Hoxha: Pse shet dot tek burgu i Durrësit, ke shans kur je aty brenda? Ti je vetë ish-prokuror, i njeh burgjet. E shumta mund të negociojë supën, nëse e do me perime apo pashaqofte.
Asnjë nuk është dënuar, në 6 vjet SPAK asnjë nuk u dënua, as Berisha, as Meta, as Beqaj.
© BalkanWeb