VIDEO/ IKMT aksion në Orikum, shemben 10 dhoma pushimi dhe 1 restorant. Pronarja: Nuk na njoftuan, ishim në proces gjyqësor

Njësitë e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur një aksion në Orikum, për shembjen e dy objekteve që nuk janë të pajisura me leje ndërtimi.

Aksioni ka nisur tek një restorant dhe 10 dhoma pushimi në pronësi të Emanuela Xhanajt, e cila ngre shqetësimin se në muajin janar, pas një akti konstatimi, biznesi i saj është skualifikuar nga procesi i legalizimit.

Pas kësaj, Emanuela Xhanaj tregon se ka nisur një proces gjyqësor me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), proces i cili është ende në vijim dhe pa një vendim gjykate. Për rrjedhojë, ajo e konsideron aksionin për prishjen e objekteve si të padrejtë.

Pronarja e këtyre bizneseve tregon se IKMT nuk e ka lajmëruar për aksionin që do të zhvillohej, gjë që shkaktoi përplasje mes palëve, aq sa u kërkua ndërhyrja e policisë.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×