Wizz Air dhe Grupi Kastrati vazhdojnë me krenari partneritetin e tyre duke u ofruar aspirantëve shqiptarë një mundësi unike për t’iu bashkuar një prej kompanive më dinamike të Evropës dhe për të jetuar ëndrrat e tyre.
Wizz Air, kompania ajrore më e qëndrueshme mjedisore në EMEA, fton aspirantët për pilotë në një Open Day të Wizz Air Pilot Academy (WAPA) që do të zhvillohet më 27 Shtator 2025 në MAK Hotel Conference Room (Sheshi Italia).
Ky event i veçantë ofron një mundësi unike për të mësuar më shumë rreth programit, për të takuar ekipin e Wizz Air dhe për të zbuluar se si mund të fillojë rruga drejt karrierës si pilot i Wizz Air. Open Day është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Wizz Air për zhvillimin e talenteve në aviacion në Shqipëri, duke ofruar mundësi karriere për pilotë të licensuar, kadetë premtues dhe ata që janë aktualisht në proces trajnimi.
Regjistrimi mund të bëhet këtu: https://lnkd.in/da5Rkt_n
Wizz Air Pilot Academy është krijuar për të mbështetur gjeneratën e re të pilotëve që nga fillimi i karrierës së tyre në aviacion. Programi ofron një rrugë të qartë e të strukturuar nga trajnimi fillestar deri te një pozicion i garantuar si First Officer në Wizz Air, pas përfundimit me sukses. Kandidatët përfitojnë nga standarde trajnimi të nivelit botëror dhe nga mundësia për t’iu bashkuar një prej kompanive më dinamike të Evropës.
Të pranishmit do të kenë mundësi të takohen drejtpërdrejt me ekipin e rekrutimit të kompanisë, të marrin informacion të drejtpërdrejtë mbi kërkesat dhe avantazhet e të qenit pilot në Wizz Air dhe të eksplorojnë rrugën që ofron Wizz Air Pilot Academy. Sesionet janë krijuar jo vetëm për t’iu përgjigjur pyetjeve praktike rreth trajnimit, licensimit dhe progresit në karrierë, por edhe për të frymëzuar pilotët e ardhshëm të marrin hapin e radhës drejt një karriere premtuese me një prej kompanive më të shpejtë në rritje në Evropë.
Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative të Wizz Air, tha:
“Open Day i Wizz Air Pilot Academy është një shans i mrekullueshëm për këdo që ka pasion aviacionin të hedhë hapat e parë drejt një karriere të shpërblyer si pilot komercial. Shqipëria është bërë një prej tregjeve tona më të rëndësishme dhe jemi krenarë të mirëpresim pilotët e ardhshëm nga rajoni në ekipin tonë gjithnjë në rritje.”
Duke u bazuar në suksesin e vitit të kaluar me bursat për pilotët e rinj shqiptarë përmes programit “Kastrati for Education”, Grupi Kastrati vazhdon me krenari partneritetin me Wizz Air si sponsori ekskluziv i Wizz Air Pilot Academy në Shqipëri.
Sokol Kreçi, përfaqësues i Grupit Kastrati, tha:
“Që nga fillimi i këtij programi jemi bashkuar me krenari në partneritet me Wizz Air, me qëllim zhvillimin e një gjenerate pilotësh shqiptarë. Grupi Kastrati është i fokusuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor në industrinë e aviacionit dhe mbetet i angazhuar për të zgjeruar më tej mundësitë për talentet e reja.”
Detajet e eventit
• Data: E shtunë, 27 Shtator 2025
• Ora: 09:00 – 18:00
• Vendndodhja: MAK Hotel Conference Room, Sheshi Italia
• Regjistrimi: https://lnkd.in/da5Rkt_n
Wizz Air vazhdon të forcojë prezencën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), duke konsoliduar pozicionin si kompania kryesore ajrore në Shqipëri. Me 57 destinacione në 18 shtete dhe 14 aeroplanë të bazuar në Tiranë, kompania ka një pjesë tregu dominuese prej 51%, duke e bërë transportuesin nr.1 në vend. Që nga fillimi i operimeve, Wizz Air ka transportuar pothuajse 20 milion pasagjerë, dhe vetëm në vitin 2025 pritet të ofrojë 7.2 milion vende dhe të mirëpresë 6.2 milion pasagjerë, me pothuajse 5 milion tashmë të rezervuar në nëntë muajt e parë. Kompania ka operuar mbi 22,000 fluturime me një performancë të lartë besueshmërie, duke u shënuar me një normë anulimi -76.6%, ndërsa prezenca e saj në Shqipëri është kthyer në një punëdhënës kryesor lokal, me 500 anëtarë ekuipazhi të bazuar në Tiranë, nga të cilët 310 janë shtetas shqiptarë, duke kontribuar në mbi 5,000 vende pune në nivel lokal.
For more information:
Follow us on Instagram: @wizzair
Follow us on Facebook: @wizzair
Follow us on LinkedIn: @wizzair
Notes for Editors:
© BalkanWeb