“Xhaka lojtar shembull, Sunderland zgjedhja e duhur”

Ish-lojtari i Arsenalit, Walcott vlerësoi në maksimum ish-shokun e tij të skuadrës, Granit Xhaka, i cili tashmë ka kaluar në radhët e Sunderland.

“Shumë njerëz u habitën kur Xhaka iu bashkua Sunderlandit, por ai është një lojtar që vendos shembullin në fushë. Pasioni, uria dhe trimëria e tij ndihmojnë ekipin dhe ndikojnë në mënyrën se si lojtari përcakton sjelljet dhe modelet në fushë,” tha Walcott.

Ai kujtoi edhe kohën e tyre te Arsenali, duke vlerësuar aftësinë e Xhakës për t’u përshtatur në role të ndryshme dhe për të udhëhequr skuadrën nga çdo pozicion në mesfushë.

Walcott theksoi rëndësinë e mentalitetit dhe sjelljes së Xhakës.

“Kur ai është në pozicione sulmuese, vendos presionin dhe tonin e ekipit. Pasioni dhe lufta e tij ndikojnë tek të gjithë bashkëlojtarët”, theksoi Walcot.

Duke komentuar asistin vendimtar të Xhakës kundër Aston Villas, Walcott shtoi: “Ky gol është i pabesueshëm. Ai tregon aftësi të jashtëzakonshme dhe Xhaka do të jetë shumë i rëndësishëm që Sunderland të qëndrojë në Premier League.”

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×