Me debate është shoqëruar seanca e sotme e Kuvendit, ku ‘mollë sherri’ ngelet ende mbledhja e kaluar e 18 shtatorit, ku duhej të prezantohej qeveria e re.
LSA ka publikuar disa momente pikante nga salla e Kuvendit, ku në një anë shfaqet kampi opozitar dhe në anën tjetër socialistët që tregojnë ‘forcën e kartonit’.
Në pamje shfaqet Jozefina Topalli, e cila kthehet në Kuvend pas 8 vitesh mungesë, duke biseduar dhe qeshur me kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili është ulur pranë Vokshit dhe Nokës. Për me tepër shihni fotot.
© BalkanWeb