Lajme të hidhura për Barcelonën, por dhe për Spanjën. Nuk ka fund makthi për Gavin, me mesfushorin që iu nënshtrua një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e djathtë. Bëhet fjalë për një dëmtim në pjesën e brendshme të meniskut.
Stafi mjekësor shpresonte që Gavi të mos operohej, por kjo ishte e pamundur. Klubi i Barcelonës doli me një njoftim për mediat duke sqaruar se ndërhyrja e Gavi-t shkoi me sukses. Në këto kushte, Gavi pritet të mungojë 4-5 muaj.
Kjo është një humbje shumë e madhe për trajnerin Flick, por Gavi rrezikon në këtë mënyrë edhe prezencën në Botëror:

“Dramë e Gavit, 4-5 muaj jashtë”, shkruan Mundo Deportivo.
© BalkanWeb