Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Memalija, ku një 65-vjeçar, i cili po hetohet, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E. R., banues në një fshat në Memaliaj, akuzohet se ka seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. R., 65 vjeç, banues në një fshat në Memaliaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetase 32 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor.”, sqaron policia.
© BalkanWeb