Efekti Conte, 16 ndeshje radhazi pa humbje në Serie A, por tani i sfidon Milan

Në futboll, shifrat shpesh flasin të vërtetën edhe pse futbolli nuk është një shkencë ekzakte, por fakt është që me Conten në stol, Napoli është shndërruar në një “bunker” i vërtetë në Serie A. Nën dirigjimin e tij, blutë nuk njeh humbje prej 16 ndeshjeve radhazi në Serie A, më saktë 11 fitore dhe 5 barazime. Humbja e fundit në Itali daton në fund të shkurtit kundër Comos. Që nga ajo ndeshje, Napoli nisi një seri rezultatesh pozitive që sollën titullin në Serie A.

Ky trend nuk ka ndryshuar as këtë sezon, madje Conte dhe djemtë e tij i kanë bërë një nisje perfekte me 4 fitore në 4. Një efekt të jashtëzakonshëm ka edhe stadiumi “Maradona”. Në shtëpinë e tyre, që kur Conte ka mbërritur, Napoli ka pësuar vetëm dy humbje, kundër Lazios dhe Atalantës. Gjatë vitit 2025 kanë lënë pikë vetëm kundër Udinese, Inter e Genoa.

Më shifrat në duar, të cilat flasin për një ekip favorit, ose më saktë favoriti kryesor për të fituar titullin në Serie A, kalendari i rezervon Napolit një test shumë të fortë, ku këtë javë i pret në “San Siro” Milani. Pas blofit kundër Cremonese në javën e parë, ekipi i Allegrit nuk është ndalur më, po kalojnë një moment shumë të mirë, për këtë arsye ky takim shihet si një test real për të kuptuar forcën e dy ekipeve.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×