Topalli: Zoti Paleshi, neni i parë i Kushtetuës thotë Shqipëria është republikë parlamentare. Të gjithë deputetët janë betuar mbi këtë kushtetutë. Pasi janë betuar mbi këtë Kushtetutë, kanë nisur shkeljen brutale të saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që ngjante si meme, unë ashtu mendova. Është gjeja më e pabesueshme. Pyesni Gramoz Ruçin? A ka ndodhur ndonjëherë që të përfshihet në rendin e ditës, në dekretin e presidentit një lodër teknologjike? A ka ndodhur në 3 dekada dita e parë të nisë me ndryshmin e rregullores dhe pa konsensus, në fyerje të Kushtetutës. Ku shkoi zoti Peleshi? Pyeteni zotin Gramoz Ruçi.
© BalkanWeb