Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, në një moment kyç të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ambasadori theksoi rolin thelbësor që Kuvendi i Shqipërisë luan në avancimin e procesit të integrimit europian të vendit.
Në fjalën e tij, Ambasadori Gonzato theksoi rëndësinë e një dialogu të hapur dhe një debati konstruktiv në Kuvend për të gjitha reformat që lidhen me Bashkimin Europian, duke respektuar plotësisht autonominë e institucionit parlamentar. Ai nënvizoi gjithashtu se për këtë proces të jetë efektiv, të gjitha forcat politike duhet të jenë të afta dhe të gatshme të kontribuojnë në përpjekjet reformuese.
EU Ambassador Silvio Gonzato met today with Parliament Speaker Niko Peleshi.
At this key moment of Albania’s EU accession, Parliament plays a vital role. Ambassador Gonzato highlighted the important role of the speaker in ensuring open dialogue and constructive debate in the… pic.twitter.com/Wkl6j5KniX
— EU in Albania (@EUinAlbania) September 24, 2025
“Parlamenti duhet të luajë një rol kyç për të siguruar që rruga e Shqipërisë drejt Europës të mbetet e transparencës dhe e përfshirjes. Një Parlament më i transparenshëm do të afrojë Kuvendin me qytetarët dhe do të mundësojë që ata të jenë pjesë aktive e këtij procesi transformues,” deklaroi Ambasadori Gonzato.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri riafirmoi angazhimin e tij për të vazhduar punën ngushtë me Kuvendin shqiptar dhe për ta mbështetur atë gjatë këtij faze kyçe të procesit të anëtarësimit. Komentet e Ambasadorit pasqyrojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak dhe transparencës në avancimin e Shqipërisë drejt realizimit të reformave të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
© BalkanWeb