Sot, kryetari i PD Sali Berisha paralajmëroi se Partia Demokratike do të zhvillojë protesta.
Në lidhje me këtë deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i ftuar në emisionin Log. në News24 u shpreh se opozita do ndjekë çdo rrugë për të kundërshtuar qeverinë. Sipas tij, qeveria është jolegjitime.
Noka shtoi se duhet që lëvizja politike duhet të kthehet në popullore.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka: Qeveria është kapur nga krimi në Elbasan, Durrës dhe qytete të tjera. Kryeministri qeveris sipas vullnetit të karteleve. Kryeministri është peng në duart e karteleve të drogës. Ka vetëm një rrugë, të kthejmë lëvizjet politike në lëvizje popullore. Ne sot këtë po bëjmë, po ngremë kauza për të ngritur popullin.
Opozita ka argumentuar dhe dokumentuar çdo gjë nga farsa zgjedhore. Falë punës së PD, shqiptarët dhe ndërkombëtarët e kanë të qartë se zgjedhjet ishin farsë. Mazhoranca ka dalë nga një farsë zgjedhore. Ne do bëjmë betejë në parlament e kudo.
© BalkanWeb