Lajm i keq për Napolin përpara ndeshjes së tyre kundër Milanit më 28 shtator. Napolitanët do të luajnë në San Siro pa Alessandro Buongiornon, i cili u zëvendësua në minutën e 81-të të ndeshjes së fundit kundër Pizës, të cilën skuadra e Antonio Contes e fitoi 3-2.
Me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, Napoli njoftoi dëmtimin e Buongiornos në muskul. “Alessandro Buongiorno iu nënshtrua testeve në Spitalin Pineta Grande, të cilat zbuluan një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit në kofshën e majtë” – shkruan klubi.
© BalkanWeb