“Një grua, kandidate e PD për kryetare bashkie në Tiranë? Arbër Hitaj zbulon emrin/ Noka: Do i shtrijmë dorën të gjithë atyre që ndihen opozitarë

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në Log ka zbuluar emrin e përfolur për kandidate në garën për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Sipas tij përflitet për Edlira Çepanin, bashkëshortja e deputetit të ndjerë Gert Bogdani. Hitaj tha se një duel zonjash nga PD e PS.

Hitaj tha se kjo do të sillte një fushatë të qetë, qytetare.

‘Flitet për zonjën Edlira Çepani, një zonjë dinjitoze, e keni apo jo”, tha Hitaj.

Por, sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka tha se ndryshe nga PS që funksionon si bunker, në kampin blu ende nuk ka emra.

“Ti ke një dëshirë, dikush tjetër ka një dëshirë. Në PD nuk funksionon si tek bunkeri i Rilindjes. Në një forcë demokratike ka diskutime, propozime, vendimarrje. Më pas ne do të dalim jashtë partisë. Përtej PD, do të diskutojmë dhe me aleatët, do t’i shtrijmë dorën cdo njeriu që ndihet opozitar dhe të na bashkohet”, tha Noka.

Sipas tij, nuk ka rëndësi emri pasi përbën skup, por kjo ka shkaktuar reagim nga moderatori Endri Xhafo në studio bashkë me analistët duke e quajtur të domosdoshme emrin ose identikitin e kandidatit.

“Duhet të dilni me një qasje, zgjedhjet mund të jenë në nëntor”, tha Lita.

“Erion Veliaj është arrestuar që në shkurt, ndaj ju duhet të ishit përgatitur për të gjetur kandidatin për zgjedhjet”, tha Xhafo.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×