Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, i ftuar në Log në News24 tha se BE ka agjendën politike dhe pa diskutim institucionet e BE kanë dënuar farsën zgjedhore.
“PE ka një rezolutë dhe përfaqëson BE jo mua. Rezolutë për zgjedhjet që dënon narkoregjimin, tjetërsimin e zgjedhjeve”, u shpreh Noka, duke iu rikthyer 2013, kur PS erdhi në pushtet.
Sipas tij, në 2013 po të donte Berisha të fitonte zgjedhjet, do ishin fituar, sepse shteti e ka në dorë.
“PD e dorëzoi pushtetin në 2013. Shteti po të dojë të mos të dorëzojë pushtetin nuk e dorëzon kurrë.” tha Noka.
Flamur Noka: BE ka agjendën politike dhe padiskutim institucionet e BE kanë dënuar farsën. PE ka një rezolutë dhe përfaqëson BE jo mua. Rezolutë për zgjedhjet që dënon narkoregjimin, tjetërsimin e zgjedhjeve.
Më thoni çfarë bën një opozitë në Ballkan, Kosovë, keni parë të bëjë gjë? Është shteti që zhvillon. Në 2013 po të donte Berisha të fitonte zgjedhjet, do ishin fituar, sepse shteti e ka në dorë.
PD e dorëzoi pushtetin në 2013.
Ai tha se Rama fitoi në 2013 sepse sipas tij, kryeministri i atëhershëm Sali Berisha vendosi standarte për zgjedhje të lira.
“Në 2013 po të donte Sali berisha të fitonte zgjedhjet kishim fituar zgjedhjet sit ë donim ne. Por Berisha vendosir standaret zgjedhej të lira dhe domkratike. Shteti po të dojë të mos të doreëzojë pushtetin nuk e dorëzon kurrë.” tha Noka.
© BalkanWeb