“Opozita kërkon vetëm respektimin e rregullores”/ Noka: Rama na konsideron “armiq”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në emisionin LOG në NEWS 24, tha se opozita kërkon vetëm respektimin e rregullores së Kuvendit.

Ai theksoi se Rama e konsideron opozitën, “armik”, dhe jo kundërshtar politik.

“Opozita thjesht ka vetëm një kërkesë. Të respektohet kushtetua dhe rregullorja. Dhe çfarë u tha, apsolutisht. Asgjë tjetër, veçse u kërkua të zhvillohet seanca. U ndërpre seanca dhe u përjashtua grupi.

Por si kryetari i grupit parlamentar të opozitës, nuk e ka të drejtën e fjalës sipas kryeministrit dhe skllavit të tij që drejtoi seancën. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar i PS Taulant Balla, e ka të drejtën e fjalës të reagojë.

Megjithëse ju komunikua e drejta e fjalës që do flasësh pastaj nuk ja dha, dhe kur ai kërkoi fjalën u përjashtua. Kjo tregon një qasje ndaj opozitës armiqësore. Pra Edi Rama dhe banda e tij, nuk e konsiderojnë opozitën kundërshtar politik, me të cilin do debatosh dhe do diskutosh.

Pra nëse ti kërkon fjalën, ti përjashtohesh. A e patë ju sot? Kryetari i grupit parlamentar të PS thoshte ata që s’kanë folur, s’kanë të drejtë të flasën. Pra ai thoshte që do të flasim vetëm ne. Sepse vetëm atyre ju jepet fjala.” tha Noka.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×