Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta përgjatë Ultësirës Perëndimore, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqitet moti në zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit ku në orët e vona të natës do të gjenerojnë shira në skajin Verior dhe Veriperëndimor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizëz deri në 32°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Beratit
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.
© BalkanWeb