Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi nga Kuvendi sulmoi maxhorancën.
Ai tha se me sjelljen e PS-së, po nxirret nga binarët Kuvendin.
“Po e nxirrni nga binarët këtë Kuvend. Ju e bëni atë që është e mundur, të pamundur. Po bëni të pamundur fjalën e opozitës. Me krenari kreu i grupit parlamentar të PS tha; ju nuk keni folur! Po nuk kemi folur. Po si nuk keni turp! Po pse votëbesim është ngritja e kartonit? Ka folur Diella, kryeministri, Balla dhe ju (Peleshi). Nuk ka ndodhur që seanca e betimit të ketë vetëm 4 emra.
© BalkanWeb