Në muajin tetor, qendra kombëtare e Librit dhe leximit do të shpallë emrin e poetit laureat. Pas Rudolf Markut dhe Luljeta Lleshanakut, titulli pritet t’i jepet një emri të ri, por këtë vit kriteret kanë ndryshuar.
Përveç kriterit që laureati të jetojë në Shqipëri, rimbetet në fuqi, kriteri i pastërtisë së figurës.
“Poeti laureat” është një titull i krijuar nga qendra kombëtare e librit dhe leximit që vlerëson dhe nderon poetë të gjallë me kontribut në fushën e poezisë shqipe, duke promovuar poezinë dhe letërsinë te gjeneratat e reja.
© BalkanWeb