“Qytetarët duan zgjidhje për trajtimin e transportit urban”, Rama: Mbledhja e mbetjeve është një detyrë e bashkive

Kryeministri Edi Rama  në një takim me ministrat dhe deputetët e Tiranës  ka theksuar disa nga shqetësimet kryesore që duhet të adresohen për përmirësimin e kushteve të jetesës në Tiranë, duke përfshirë nevojën për më shumë kopshte dhe çerdhe publike, zgjidhje për transportin urban, dhe mbështetje për ata që janë prekur nga tërmeti.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkisë në realizimin e këtyre projekteve dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve.

“Shqetësim tjetër që duhet adresuar që kërkesat për kopshte dhe çerdhe publike janë rritur. Ne e kemi shumë të qartë si gjë dhe duhet me patjetër që këtë proces ta mbështesë bashkia. Do të gjenden edhe disa vende për ndërtimin e kopshteve dhe çerdheve. Po ashtu edhe qytetarët duan zgjidhje edhe për transportin urban në kryeqytet ku ka edhe disa problematika serioze. Kemi edhe situata të ndyrshme në territorin e Tiranës , për të prekurit nga tërmeti apo të tjerë që kanë pretendime si të tillë ose edhe ato që kanë investime në disa zona.
Nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e bashkisë me nevojën e popullit është alarmante. Qytetarët kanë shqetësim edhe mbetjen dhe me ardhjen tonë trajtimi i tyre ka hyrë në një fazë të re. Mbledhja e mbetjeve është një detyrë e bashkive”, tha ai

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×