Rama mbledh nesër Qeverinë për të vulosur shkarkimin e Erion Veliajt

Të martën Këshilli Bashkiak votoi unanimisht shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa hapi i radhës i takon Këshillit të Ministrave për të vulosur vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak. Sot Prefekti i Qarkut Tiranë i ka përcjellë vendimin Qeverisë për veprime të mëtejshme.

mëson se Qeveria pritet të mblidhet të enjten, më 25 shtator, në orën 12:00, ku në rend dite është vendimmarrja për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas ligjit, është qeveria që ka fjalën e fundit për përfundimin e mandatit të një kryebashkiaku, ndaj vendimi përfundimtar pritet të merret në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Ministrave.

Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro shkarkimit të tij. PS dhe PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×