Shkarkimi i Erion Veliajt, Fitim Zekthi: Ishte vendim i vonuar, donte të përdorte detyrën për tu mbrojtur nga akuzat

Në rubrikën “Opinion” në News24 ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi i cili diskutoi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut ditën e djeshme.

Ai tha se Veliaj mund ta ketë përjetuar si një thikë pas shpine dhe se si procedurë ka qënë e vonuar pasi ai prej shtatë muajsh nuk ndodhet jashtë funksioneve të bashkisë.

Sipas Zekthit Veliaj nuk është larguar nga posti i kryebashkiakut pasi ka përdorur edhe detyrën e tij që të mbrohej nga akuzat.

“Zoti Veliaj mund ta ketë përjetuar si një thikë pas shpine. Mund të them se ishte e vonuar sepse ai ishte prej shtatë muajsh jashtë funksioneve të bashkisë. Ai duhet të ishte larguar prej kohësh. Kur ti ke një akuzë për korrupsion dhe fshehje provash janë akuza shumë serioze dhe duhet të mbrohet dhe të mbaronte edhe mandatin. Veliaj nuk pranoi, pasi kërkoi që të mbrohej edhe nga gjithçka duke përdorur edhe detyrën. Ti do të ndihesh i tradhtuar edhe nga njerëzit që ti mund të kedh nga afër”, tha ai

Gjatë fjalës në studio, Zekthi theksoi se Veliaj ka qënë viktimë e zullumit të tij dhe se ai do ta ankimojë vendimin pasi e quan të paligjshëm.

“Të gjithë janë zhgënjyer njëherë nga politika. Kryeministri Rama e ka treguar se Veliaj ka qënë edhe një socialist i devotshëm. Mendoj se Veliaj ka rënë viktimë e zullumit të vet.
Të gjithë drejtorët ishin të përfshirë edhe nga afera të ndyryshme.Zoti Veliaj ka pasur edhe marrëdhënie problematike edhe me mediat. Ai mund të ketë bërë punë,por kjo gjë nuk e ndihmon.

Ai pati edhe xhelozira dhe ato gjëra e groposën. Veliaj sot është një shembull se si politika me propagandë të vazhdueshme, mund të të haj kokën. Veliaj do ta ankimojë vendimin, e quan të paligjshëm”, përfundoi Zekthi

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×