Statistikat e Dinamos/ Nisje që nuk ndryshon, “deja vu” nga sezoni i fundit

Dinamo nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe në kampin blu, ndoshta askush nuk e kishte menduar një fillim të tillë. Megjithatë, nëse kthehemi pak në kohë, diçka e tillë nuk e ka penguar “nëndetësen” që të jetë pretendente për titullin kampion pasi një nisje të tillë, e ka bërë edhe sezonin e fundit, aty ku Dinamo u eliminua nga Vllaznia në “Final 4”.

Sezonin e fundit, blutë kishin vetëm 4 pikë pas 4 javëve të para, duke bërë një nisje të sezonit jo në mënyrën më të mirë, e madje diçka e tillë çoi edhe në ndryshimin e trajnerit. Ilir Daja u rikthye te Dinamo duke zënë vendin e Dritan Mehmetit dhe erdhi pikërisht në javën e katërt, duke debutuar ndaj Partizanit, në një ndeshje që u mbyll në barazim 2-2.

Ndryshimi i vetëm këtë sezon, është golaverazhi pasi Dinamo ka pësuar 3 gola dhe ka shënuar 3, ndërkohë që sezonin e fundit kishte shënuar 4 dhe kishte pësuar 6 të tillë, duke u renditur në vendin e parafundit në renditje, së bashku me Tiranën e Skënderbeun. Në fund të sezonit, Dinamo arriti të renditej në vendin e tretë në kampionat, me 4 pikë më pak se Egnatia kryesuese.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×