Takimi i ministrit Lamallari me VanHorn, ambasada e SHBA-ve: Koordinimi me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, kyç për çmontimin e krimit të organizuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë detaje nga takimi mes të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn me Ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, në nisje të mandatit të tij në këtë detyrë.

Në postimin e Ambasadës në rrjetet sociale thuhet se takimi synon të hapë rrugën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë në fusha me interes të përbashkët mes SHBA-së dhe Shqipërisë, veçanërisht në drejtësinë penale dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të Administratës Trump,” thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm për institucionet e drejtësisë në Shqipëri, ku fokusi ndërkombëtar mbetet i lartë për përparimin e reformës në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×