“Të tregojmë fytyrën e vërtetë”, Stojkovic me mendje te Shqipëria

Serbi-Shqipëri është një sfidë jetike për kuqezinjtë, por është e tillë edhe për Serbinë. Rivalët kryesor në Grupin K ndryshuan axhendën e këtij takimi, e larguan nga Beogradi, një përpjekje kjo për të mbajtur ambientin të qetë rreth ekipit përfaqësues, por mbetet ende e paqartë nëse kjo sfidë do të zhvillohet me tifozë apo jo, pasi Federata Serbe e Futbollit mbetet në pritje të vendimit që do të marrë UEFA pasi sfida e tyre e fundit, ajo kundër Anglisë, prodhoi sërish incidente në shkallët e stadiumit.

Ashtu si Sylvinho edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic është i qartë se sfida kundër Shqipërisë vendos jo pak mbi fatin e tyre në kualifikueset e Botërorit. I pranishëm gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”, së bashku me disa figura të futbollit serb, Stojkovic theksoi se e gjithë vëmendja është tek ndeshjet e tetorit:

“Folëm për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorrës, për ne ndeshjet e tetorit janë vendimtare për sa i përket kualifikimit për Kupën e Botës. Duhet të jemi gati dhe të tregojmë fytyrën tonë të vërtetë. Duhet të jemi gati dhe të tregojmë ngjyrat tona të vërteta”, u shpreh Stojklovic.

Sipas mediave serbe, trajneri i ekipit përfaqësues mund të vijë me dy risi në ndeshjen kundër Shqipërisë pasi pritet të ftojë për herë të parë Dejan Stankovic, futbollist në pronësi të Inter, por i huazuar te Club Bryzh dhe Andrej Iliç, sulmues i cili aktivizohet për Union Berlin.

()

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×