“Nuk është hera e parë që më bullizojnë vajzën. Vuante prej kohësh”.
Ky është rrëfimi tronditës i Arben Cërrikut, vajza e të cilit u hodh dje nga ballkoni e banesës. Shkak duket se është bërë sjellja e shokëve dhe shoqeve të 15-vjeçares, të cilët sipas babait e komentonin për keq.
“Vajza vjen dje nga shkolla, rreth orës 13:30. (qan) I thotë të vëllait; Nesti, një vajzë dhe një shok në klasë më ofendon dhe më thotë; je e shpifur. Vëlla i tha; mos u mërzit se do ta zgjidhim. Vajza u shtri në krevat dopio dhe ish-gruaja po bisedonte me një mësuese. Për hatër të fëmijëve, u bashkuam dhe ishim të gjithë bashkë. Dje kishim dhe ditëlindjen e djalit të vogël, mbush 12 vjeç. Në një moment gruaja dëgjon një zhurmë dhe më thotë; O Ben, shiko pak se çfarë ishte. I thash; nuk ka gjë. Ajo del në ballkon dhe sheh vajzën shtrirë. Ulëriti. Dalim të gjithë jashtë. U mblodhën të gjithë dhe e çuam në spital. Erdhi ambulanca dhe e çuam në spital. Për momentin këtu u përmend. Nuk është hera e parë që vajza vjen e ndrojtur, dhe e frikësuar nga shokët dhe shoqet. Tani është në gjimnaz, por e njëjta gjë i ndodhte dhe në 9-vjeçare. Ne bisedonim me të, e nxirrja. E shihja se kohët e fundit ishte më keq.
Nuk ka shoqe, vetëm një vajzë në lagje ka dalë. Edhe djalin e vogël e bullizojnë, nuk shkon në shkollë. Unë kam 20 vite në Sarandë. Si këtu nuk më ka ndodhur ndonjëherë. Mendoj se do ta heq fare vajzën nga shkolla. Mësuesja është një prind i dytë për fëmijën tim. Ajo sot u hodh nga ballkoni, nesër mund të shkojë të mbytet në det. Duhet ta ruaj 24/7. Jam i papunë, punoj në të zezë. Gruaja punon nëpër shtëpi, pastruese. Jam prej 20 vitesh me qira.”, tha babai i adoleshentes, ndërsa e mbylli rrëfimin e tij me një apel për të ngritur në fokus këto shqetësime.
© BalkanWeb