Vërshëllima dhe thirrje ndaj sulmuesit izraelit të Villareal/ Stadiumi në La Lia nuk përmbahet: Vrasës, vrasës

Një episod i ndodhur gjatë ndeshjes së La Liga mes Sevillas dhe Villareal, po qarkullon gjerësisht në rrjet.

Manor Solomon, sulmuesi izraelit i Villareal nuk u prit aspak mirë nga stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan”, në momentin që u aktivizua në minutën e 83-të.

Me t’u future në lojë, nuk munguan fishkëllimat dhe thirrje armiqësore nga një pjesë e tifozëve vendas. Më të zhurmshmit ishin anëtarët e grupit ultras Biris Norte, të cilët brohoritën “Izraelitë, vrasës”, madje edhe para ndeshjes ata lëshuan një deklaratë:

“Ky mbështetës i gjenocidit po vjen në shtëpinë tonë. Nuk ka vend për sionistët në Nervión” – thuhej në deklaratë. Kujtojmë që Solomon realizoi golin e fitores 1-2 për Villareal.

 

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×