Një problematikë që ka shoqëruar Vllazninë në këtë kampionat ka qenë marrja e kartonëve të shumtë. Ku së fundmi do jetë Gurishta, mungesa e sigurtë për ndeshjen e rradhës kundër Vorës. Pasi mbrojtësi u ndëshkua me dy të verdhë në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, në këtë mënyrë duke mos qenë i gatshëm për duelin e rradhës.
Por, përveç 30-vjeçari, kuqeblutë u ndëshkuan edhe me 6 kartonë të tjerë, ku emra si: Kastrati, Gjini, Krymi, Bajrami, Balaj dhe Mala u zverdhën të gjithë. Dhe së bashku me dy kartonat e Gurishtes, numri i të verdhëve ishte 8-të për shkodranët, që u pasuan edhe nga një i kuq. Por, 9 herë kampionët e vendit po ashtu u ndëshkuan 3 herë me karton edhe ndaj Partizanit, me Krymin dhe Jagon në fushë dhe Kuros në stol. Teksa situata ka qenë më e “qetë” kundër Dinamos, me vetëm dy ndëshkime me të verdhë ndaj Qatos dhe Kuros.
E ndërsa në takimin hapës kundër Egnatias, kartonin e verdhë tek Vllaznia e shikuan plot 4 futbollistë. Ku ishin Gjini, Dros, Bajrami dhe Gurishta të cilët u ndëshkuan. Pra, një total prej 17 kartonash të verdhë dhe 1 të kuq për Vllazninë në harkun kohor të vetëm 4 javëve.
Me një mesatare prej 4.5 kartonash për ndeshje, që patjetër është shumë e lartë për një skuadër që nuk shquhet madje as për lojë të ashpër. Por, shpesh stili sulmues apo edhe dora e “lëshuar” e gjyqtarëve ndaj shkodranëve kanë bërë që ata të kenë një numër kaq të lartë ndëshkimesh. Një faktor që me patjetër duhet të gjejë zgjidhje në radhët e kuqebluve në duelet e ardhshme.
© BalkanWeb