Një tragjedi është shmangur për mrekulli në qytetin e Vlorës pas një zjarri të madh që përfshiu një restorant në zonën e Radhimës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në restorantin e lokalizuar në këtë zonë, duke e përfshirë të gjithë objektin, ndërkohë që dyshohet se shkaku i tij mund të ketë qenë një defekt në kuzhinë.
Raportohet se brenda lokalit ndodheshin katër bombla gazi, të cilat mund të kishin shpërthyer dhe shkaktuar një katastrofë më të madhe.
Sakaq, zjarri është shuar plotësisht dhe nuk janë raportuar të lënduar. Forcat e Policisë dhe të Zjarëfikësve janë angazhuar në hetimet për të zbardhur shkaqet e saktë të shpërthimit të zjarrit.
© BalkanWeb