Vodhi një shumë parash, në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, identifikohet dhe kapet menjeherë pas krimit, 44-vjeçari.
Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi Ruzhdi Mici, 44 vjeç, banues në Kamëz.
44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© BalkanWeb