Vrasje me thikë në Durrës

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij, në lagjen nr. 12.

Dyshohet se viktima nuk e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.

Ngjarja e rëndë sapo është zbuluar nga policia dhe informacionet për krimin janë ende paraprake.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe kapjen e autorit.

Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, por pritet që policia e Durrësit të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarjen.

© BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×