Kryeministri, Edi Rama, deklaroi se “patronazhistët” mezi po presin të hakmerren në garat për zgjedhjet në 6 bashki të vendit.
Rama theksoi se PS vijon të jetë fitimtare, pasi sipas tij, socialistët vijojnë të zgjohen më herët dhe të flejnë më vonë se kundërshtarët e tyre.
“Nuk kam asnjë dyshim që patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të rradhës.
Me një reagim të duhur të rradhës, i cili do të pasqyrohet me rezultatin e ditës së zgjedhjeve të Bashkisë së Tiranës, kur ato të bëhen sepse nuk jemi ne që vendosim për ditën e zgjedhjeve.
Po flas dhe për Matin, Vlorën, Beratin etj. Besoj se goditja e patronazhistëve të atjeshëm do të jetë akoma më dëshpëruese, se sa ajo e Tiranës. Prap së prapë do të zhvillohet një garë si kudo, sepse ne prandaj jemi këtu që të fitojmë çdo garë që na del përpara me qetësinë më të madhe.
Ne jemi fitimtar sepse vazhdojmë të zgjodhemi më herët dhe të flejmë më vonë, se sa humbësit.” tha Rama.
© BalkanWeb